Reagimi i parë nga ndërkombëtaret sa I takon dhunës dhe përplasjeve para parlamentit këtë të mërkurë, ka ardhur nga OSBE.

Përfaqësia e OSBE në Tiranë deklaron se dhuna nuk është përgjigja për problemet e Shqipërisë.

 

OSBE dënon sërish nxitjen politike të dhunës dhe bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi.

 

Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *