Subscribe

Aktorja e “Al Pazar” Ori Bici ishte e ftuara e kësaj të mërkure në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Por ndryshe nga herët e tjera këtë herë Ori foli në studio për jetën e saj personale, ku tashmë ajo është e fejuar.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si u njoh me partnerin, Ori rrëfeu se shkak u bë aktori Florian Agalliu, i cili i prezantoi të dy.

Ndërkohë nuk kanë munguar as batutat në studio ku moderatorja duke qeshur e pyeti nëse ja bleu këpucët “shkesit”, dhe kjo bëri që Ori të tregonte dhe një moment “pikant” nga fejesa ku i ftuar ishte edhe Florian Agalliu.


Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ndalemi pak te jeta personale, më trego për historinë se si ka nisur çdo gjë?

Ori Bici: Jemi njohur me shkesi, u bë shkak miku ynë i përbashkët Flo Agalliu. Sapo mori vesh që unë isha beqare më tha direct kam një shok që do të amrtohet. Ai këmbnguli për të njohur. Filluam të takohemi me njëri-tjetrin. Në fillim u takova me qëllimin për ta hequr qafe, por pastaj gjërat filluan të ecin gradualisht vetë.

Brikena Prifti: Sa kohë keni bashkë?

Ori Bici: Nuk është plotësuar ende viti, kështu që i bëmë gjërat bam bam.

Brikena Prifti: Besoj se është personi i duhur?

Ori Bici: Ndaj them të duhurin e kupton direkt. Donim të ishim bashkë, pas fejese po jetojmë bashkë. Deri tani është sin ë përralla, dashtë Zoti nuk na marrin mësyh.

Brikena Prifti: Florit ja ke blerë këpucët?

Ori Bici: Po po. Ato këpucët më tha mua ditën e fejesës. Përveç familjarëve tanë ditëne  fejesës ishet dhe Flori.

Brikena Prifti: A e ke paragjykuar në fillim këtë marrdhënien që u bë me shkuesi?

Ori Bici: Shiko nuk ishte shkuesi Flori u bë shkaku. Te fejesa erdhi dhe pyeti vllain sa vjeç je, dhe më pas e pyeti a do nusë.

Brikena Prifti: Çfarë të tërhoqi te partneri yt?

Ori Bici: Nuk di të të them nëse është e tipit të tij apo për faktin se ai më bëri të isha Ori 100%, që unë të mos ndryshoja veten. Kjo ishte gjëja e parë që kam dashur të kish ate partneri i ardhshëm.

Brikena Prifti: Është pjesë e aktrimit?

Ori Bici: Jo, ai është pjesë e botës së biznesit. /Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *