E enjte, 15 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Politikë

“Orë të vështira, por do t’i kalojmë bashkë”, Rama: E nxorëm Shqipërinë nga humnera, s’do të kthehemi kurrë pas

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se qëndron pas akteve të dhunës dhe trazirave të dy ditëve të fundit në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për ta larguar Shqipërinë nga rruga drejt Bashkimit Europian. Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, Rama paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me ligjin, ndërsa theksoi se vendi nuk do të kthehet pas në rrugëtimin e tij europian.

Rama: Këto janë duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart  një opozite që me maska të verbërish para kërkojnë ta rikthejnë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë. Kërkojnë ta rikthejnë në humnerën nga ku e nxorëm dhe ku po e ngjisim, drejt ëndrrës në breza, BE.

Kolegji i Europës ndodh sot të jetë simboli. Janë orë të vështira, por orë që do t’i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, do të vazhdojë në rrugën e saj dhe kurrë më s’do të jenë ato duar që e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më thellë opozitën shqiptare, s’do ta kapin dot Shqipërinë. përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit. Secili që ka bërë këtë katrahurë, do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Katrahura që u kthye në verbërinë e saj, fantazma që do të përpiqet të rikthehet do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve, e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.