Izraeli ka nisur ofensivën tokësore në fqinjin verior Liban. Tanket e ushtrisë kanë kaluar kufirin që prej mesnatës ndërsa mediat raportojnë për luftime dhe bombardime të rënda.
Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari njoftoi për sulme të kufizuara, kundër kërcënimit të Hezbollahut ndaj komuniteteve izraelite përgjatë kufirit.
Lexo edhe :
Related Posts
“Hezbollahu i ktheu fshatrat libaneze pranë fshatrave izraelite në baza ushtarake të gjitha gati për një sulm ndaj Izraelit. Hezbollahu ishte përgatitur t’i përdorte ato fshatra si terrene për një pushtim si a i 7 tetorit. Hezbollahu planifikoi të pushtonte Izraelin, të sulmonte komunitetet izraelite dhe të masakronte burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm”, tha Hagari.
Hagari tha se Izraeli do të bëjë ctë jetë e mundur për të shmangur përsëritjen e 7 tetorit në cilindo nga kufijtë e tij
“Hezbollahu është ushtria më e madhe joshtetërore në botë, dhe Libani jugor është i mbushur me terroristë dhe armë të Hezbollahut. Nëse shteti i Libanit dhe bota nuk mund ta largojnë Hezbollahun nga kufiri ynë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta bëjmë vetë”, tha ai.
Zdëhënësi i ushtrisë ka thënë gjithashtu se lufta nuk është kundër popullit libanez por kundër terroristëve të Hezbollah.
Ndërkohë sulmet ajrore nuk janë ndalur në asnjë moment në të dy vendet. Përveç Hezbollah, Izraeli është shënjestruar edhe ngaHuthët e jemenit të cilët deklarojnë se kanë goditur objektiva ushtarake.
Organizatatat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për libanezët të zhvendopsur nga banesat dhe pasojat që inkursioni tokësor izraelit do të sjellë në liban.
Vendet perëndimore gjithashtu po bëhen gati për të evakuuar shtetasit e tyre nga Beiruti. /vizionplus.tv









