Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili ndodhet për një vizitë në Berlin, kritikoi sot ndryshimet e shkaktuara sipas tij, nga emigracioni masiv në Gjermani.

“Nëse e krahasoj me vendin siç ishte dhjetë vjet më parë, stili nuk është i njëjtë, aroma nuk është e njëjtë”, tha ai duke folur në radion hungareze.

Kryeministri hungarez, i njohur për pikëpamjet e tij kundër emigracionit, do të takohet pasdite me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Të mërkurën mbrëma, dy liderët ndoqën ndeshjen e futbollit mes kombëtareve të Hungarisë dhe Gjermanisë në kuadër të Euro 2024 në Shtutgart.

Orban u ankua sot se vendi ka ndryshuar plotësisht, me qindra mijëra emigrantë, të cilët sipas tij kanë përfituar nga lehtësimi i fundit i kushteve për marrjen e nënshtetësisë gjermane.

“Gjermania, dikur e njohur për njerëzit e saj punëtor dhe klasin, tani është një botë shumëngjyrëshe dhe multikulturore, e cila ka efekte të ndryshme në shoqëri”, komentoi ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *