E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Kilometri i fundit”, Berisha niset drejt kryeministrisë për t’u bashkuar me protestuesit

Ka nisur protesta e pestë kombëtare e Partisë Demokatike dhe forcave të tjera opozitare kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së Sali Berisha ka lënë ambientet e selisë dhe është nisur drejt kryeministrisë

Këtë herë opozita ka vendosur të zhvillojë një protestë ndryshe, pa fjalime politike dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së kryeministrisë nuk është vendosur skena që zakonisht vendoset sa herë që opozita del në protestë.

Reklamë

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, paraditen e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha, u bëri apel qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës para kryeministrisë.

“Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë