E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Opozita thellon avantazhin/Zoran Zaev humbet komunat bastione në Maqedoninë e Veriut

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut konfirmoi se Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev i humbi pothuajse të gjitha bastionet e saj në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Nga 34 komuna që zgjodhën kryetarët e rinj, 22 i fitoi partia opozitare VMRO-DPMNE, 9 LSDM-ja dhe 3 Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.

Të gjitha komunat e tjera shqiptare shkojnë në balotazh.

Gara më interesante mbetet në Tetovë mes Teuta Arifit të BDI-së dhe Bilall Kasamit të Lëvizjes Besa, ku diferenca në raundin e parë është vetëm 600 vota. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Strugë mes Ramiz Merkos së BDI-së dhe Idri Istrefit të ASH-AAA-së me diferencë 1.500 vota.

Reklamë

Opozita shqiptare kryeson në Gostivar ku kryetari aktual Arben Taravari siguroi rreth 3.000 vota më shumë kundër Nevzat Bejtës së BDI-së.

Partia e Zoran Zaev nuk fitoi asnjë komunë në kryeqytet ndërsa kandidati i saj për Shkupin do të garojë sërish në balotazh me kandidaten e pavarur Danella Arsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 31 tetor.

Më shumë video

Reklamë