E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Opozita po vendos interesin partiak mbi shëndetin”/ Rama: Ne do ta nxjerrim popullin mga tuneli i pandemisë

Kryeministri Edi Rama shigjetoi opozitën për takimet e saj elektorale të ditëve të fundit, ku janë mbledhur dhjetëra njerëz.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama tha se opozitarët po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve në kohë pandemie.

Ai shtoi se vetëm PS mund ti japë fund kësaj krize.

 

Reklamë

“Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!

Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve…

Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos????.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë