E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita nuk i ndahet Veliajt, PD mban protestën e radhës përpara bashkisë

Edhe gjatë  protestës së kësaj të enjteje opozita nuk ka ndalur akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe dosjes “5D”, dosje që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Pre e akuzave ka qenë edhe SPAK ku Belind Këlliçi u shpreh se Struktura e Posaçme i shërben Partisë Socialiste.

“Në mars të vitit 2017 Erion Veliaj me firmën e tij dhe vulën e kryetarit të bashkisë Tiranë i hapi rrugë koncesionarit 30-vjeçar të inceneratorit të Tiranës i cili deri tani ka kushtuar ka kushtuar 132 milionë Euro. Si mund të quhen krime intelektuale këto kur janë të bazuara në dokumente me firmën dhe vulën e vetë dyshes Rama-Veliaj. Por të shkëputemi për një minutë nga Dumani që për mua vazhdon të jetë kreu i organizatës partnere të drejtësisë në Partinë Socialiste, i SPAK-ut. Si ka mundësi që Gjykata e Apelit të Posaçëm i thotë SPAK-ut që në rast të 5D keni të bëni me një grup të strukturuar Kriminal dhe prokuroria e posaçme nuk bën asgjë”, tha Belind Këlliçi.

Ndërkohë opozita ka paralajmëruar se protesta e radhës do të zhvillohet sërish të enjten e javës së ardhshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë