Subscribe

Viziten e kryeministrit Edi Rama në spitalin “Shefqet Ndroqi” opozita e konsideron si përpjekje për të mbrojtur koncesionin e sterilizimit që po hetohet nga SPAK. Sipas deputetes demokrate, Albana Vokshi qeveria perveçse rrit kostot për qytetarët edhe po tallet me shëndetin e tyre.

 

“Çifti Rama – Manastirliu u pa sot te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, për të mbrojtur një krim, krim i cili ka sjellë jo vetëm kosto financiare duke i shkaktuar dëm të lartë buxhetit të shtetit, por edhe kosto të lartë shëndetësore, humane.

 

T’i kthehemi pretendimeve të Ilir Beqajt e të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirlliut:

 

“Nga zbatim i kësaj kontrate rezulton se ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale është ulur me rreth 1,8 ditë”, tha ajo.

 

 

Në të njëjtën kohë, Vokshi thekson se Rama mashtron përmes statistikave dhe tallet me qytetarët.

 

“Ndërkohë, nga të dhënat e FSDKSH, nga të dhënat e këtij institucioni që monitoron dhe kontratën e saniservice si dhe në raportet vjetore të këtij institucioni, rezulton së ditëqëndrimi mestar në vitin 2015 në spitalet rajonale është 4.0 dhe në spitalet bashkiake është 4.6 ditë.

 

Në vitin 2022 ditëqëndrimi mesatar për spitalet rajonale rezulton 4.2 (pra me rritje) dhe më e theksuar rritja rezulton në spitalet rajonet Berat, Elbasan, Shkodër dhe Durrës.

 

Pra për fat të keq, nuk janë ulur dite-qëndrimet në spitale. Rama mashtron edhe me statistikat e shëndetit të qytetarëve duke u tallur e duke qeshur me ta” shprehet Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *