Depyteti demokrat, Dashnor Sula, ka folur “pa dorashka” këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a bind kjo opozitë qytetarët, Sula tha se opozita nuk është vetëm Sali Berisha, duke ju referuar zërave kritikë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A e bindni ju qytetarët?
Sula: Opozita nuk ëhstë vetëm Sali Berisha, jam edhe unë more, janë edhe disa të tjerë. Ne të tjerët që përfaqësojmë opozitën do të duhet të kalcifikimi i së keqes. Kjon opozitë ka patur gabimet e veta, por prapë është më e mirë se kjo mazhorancë. Nesër nëse fiton kjo opozitë, ti e ke më të lehtë nesër ta rrëzosh. Nuk është se qytetarët apo politikanët e opozitës nuk kanë vën mend.
Borakaj: Ju në 12 vjet keni gati gati të njëtat figura. Ju nuk e keni hapur partinë, e keni më të vogël. Qytetarët ditën që do shkojnë për të votuar nuk do zgjedhin të keqen më të vogël.
Sula: Procesi i demokracisë ka nevojë për kohën e vet. Mos pretendoni se opozita është e pastër kudo.
Borakaj: Po ju erdhët nga 97-ta, pse këtë herë se bëni dot.
Sula: Të djathtët kanë një shpirt rebel më të madh, prandaj janë të fragmentizuar. Por prapë po e them që ka shumë rëndësi që edhe ai sherri brenda nesh është super pozitiv. Në zgjedhjet e ardhsme ne do të kemi lista më të mira, edhe pse unë do doja që disa nuk do doja të ishin. /Vizionplus.tv/





