Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, dega Elbasan, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me mbështetësit e opozitës së bashkuar për formalizimi e saj.

 

Ky takim mori formën e një angazhimi qytetar për t’i ftuar të gjithë të bëhen pjesë e aleancës me qëllim që të pamundësohet zhvillimi i zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se kjo alenacë vjen në vazhdën e aksioneve politike të opozitës. Boçi shprehet i bindur se mbështetësit e opozitës së bashkuar nuk do të lejojnë që zgjedhjet të mbahen në 30 Qershor.

 

Nga ana e tij kryetari i Partisë Demokratike, dega Elbasan, ngriti shqetësimin se demokracia në vend është vënë në rrezik ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e aleancës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *