Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj e konsideron këmbënguljen e opozitës për t’i kërkuar mendim ODIHR-it për koalicionet, një përpjekje për të zvarritur ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Beqaj shtoi se opozita e bashkuar po tenton që mos t’iu lë kohë ndryshimeve që të aplikohen në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, duke e cilësuar një kërkesë të pakuptimtë.

“Në politik, hapësira për të negociuar dhe kompromisi duhet të jetë gjithmonë e vlefshme. Jemi në momenitn ku pasi ndryshuam kushtetuën në fund të korrikut, duhet të pregatisim se si këto ndryshime duhet të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Ende nuk ka një tekst të shkruar që t’i thuash ODIHR: më jep një opinion. Për ça t’i kërkohet opinion? Për një ide? Nga ana logjike-formale, për mua, ajo kërkesë është nonsense. Është detyra jonë që të gjejmë rrugët e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Është një përpjekje e opozitës për të zvarritur ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe për t’i mos lënë kohë këtyre ndryshimeve që të aplikohen në zgjedhjet e 25 prillit.”

Sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin në sistemin gjyqësor, Beqaj tha se lufta për të minimizuar korrupsionin është një luftë e përhershme.

“Opozita ka për detyrë që të jetë vetëm kritike. I njëjti raport ka edhe konstatime pozitive. Kishte edhe një vlerësim goxha të  mirë për zgjerimin masiv të shërbimeve dixhitale që ulin hapesirën për korrupsion.”

Nga ana tjetër, lidhur me vendimin e qeverisë për të lejuar hapjen e kazinove në vetëm 6 akse të kryeqytetit, deputeti socialist sqaroi se: “Përveç kazinove në hotele me pesë yje, ligji ka parashikuar që do të ketë edhe një kazino tjetër. Me emra rrugësh kornizoi territorin ku mund të jetë kjo kazino. Nuk ka kaznio elektronike. Nuk ka baste sportive online. Kjo gjë s’ka ndryshuar. Në këtë territorin e përcaktuar me emra rrugësh do të vazhdojë të jetë rregulli që – në distancë 100 metra në vijë ajrore nga institucionet arsimore, nuk do të lejohet të jetë kjo kazino. Kushdo që do të aplikojë, ta mendojë që ka këtë kornizë që duhet ta zbatojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *