Ditën e sotme zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend. Në rendin e ditës është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Interpelanca është kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë, më 18 nëntor.
Martin Cani u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, i cili e goditi me thikë në zemër gjatë një sherri.
Gjithashtu gjatë seancës së sotme, do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.
Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”./vizionplus.tv