Pas mbledhjes me drejtuesit politikë në selinë e PS, kryeministri Edi Rama komentoi për gazetarët progres-raportin e KE për negociatat për Shqipërinë. Rama tha se edhe një herë u tregua se deklaratat e opozitës nuk janë të njëjta me ato të BE. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë shtoi se edhe reagimi i BE për reformën zgjedhore ishte krejt i ndryshëm nga çfarë paralajmëroi opozita. Sipas tij, kjo sjellje e opozitës vjen sepse është e etur për pushtet.

 

“S’e kam lexuar ende sepse kam qenë i anazhuar dhe nesër pres komisionerin dhe do të diskutoj me të gjerë e gjatë. Më vjen mirë që progres-raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqen çdo ditë tu vënë përpara shqiptarëve ata që flasin në emër të Evropës dhe janë të etur për pushtet. Më vjen mirë edhe që deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte krejt e kundërta nga çfarë u tha dhe u predikua duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë, duke hedhur një helm dhe një tym që të kapë kush ta kapë dhe të çoroditet kush të çoroditet dhe të humbasë rrugën kush të humbasë rrugën ata që duan të çojnë njerëzit në një rrugë qorre.”

 

 

Nga ana tjetër, Edi Rama tregoi se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për procesin e votimit të anëtarësisë për deputetët. Kreu i PS deklaroi se një pjesë e anëtarësisë është pajisur me kodet, ndërsa paralajmëroi se në ditët në vijim do të dalë kërkesa për vlerësim edhe për ministrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *