Opozita parlamentare vendosi të bojktojë komisionin e Reformës Zgjedhore derisa ky komision të nisë nga puna për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka arritur dot të zhvillojë mbledhje këtë të hënë, pasi nuk kishte kuorum. Nga radhët e opozitës ishte vetëm Nimet Musai, ndërkohë që të gjithë anetarët e tjerë munguan.

 

Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi për mediat se shpreson që kjo mungesë te mos jetë bojkot.

 

“Shpresoj mos jetë ngërç apo bojkot sepse të gjitha partitë janë angazhuar për reformën zgjedhore, aq më tepër që janë ata që kanë kërkuar edhe që në një nga pikat që duhet të trajtohet është çështja e sistemit zgjedhor. Ne mirëpresim partitë e opozitës parlamentare të vijnë me një propozim  për sistemin zgjedhor që gjë tani kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi të hapur për të vazhduar komunikimin njëkohësisht komisioni ka një mandat, ka një afat dhe duhet të vazhdojë punën. Shumë shpejt do të kemi njoftimin për mbledhjen e radhës. Ndjesë, por nganjëherë më mirë për ju se nuk pritet gjatë.”

 

Të kontaktuar nga Vizion Plus, anetarët e opozitës konfirmuan se nuk do të shkojnë në mbledhje përsa kohe që nuk fillon diskutimi për sistemin. Mësohet se brenda pak ditësh opozita do të paraqesë edhe propozimet e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *