Opozita po ndryshon strategjinë e protestës ku përveç çadrës në bulevard po e shtrin protestën në  gjithë qytetet  e Shqipërisë,  nëpërmjet  asaj që e quan kuvendi qytetar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi është marrë në tryezën e koalicionit opozitar, ku është ritheksuar vendimi  se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira. Ndërkohë, Burimet i thanë  Ora News, se në  tryezën opozitare është rënë dakort që asnjë parti të mos regjistrohet në KQZ dhe të marrë pjesë ne betejën elektorale të 18 qershorit, pa  dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe garantimin e qeverisë teknike.

Përveç çadrës së protestës në bulevard, opozita do ta shtrijë aksionin e saj  në gjithë qytetet e Shqipërisë nëpërmjet levizjes që e quan   kuvendi qytetar, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.   Vendimi për ndryshim të strategjisë dhe intesifikim të aksionit  u mor  në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha,  me aletatë e partive politike opozitare. Ndërkohë, burimet i thanë  Ora News, se në  tryezën opozitare është rënë dakort që asnjë parti të mos regjistrohet në KQZ dhe të marrë pjesë ne betejen elektorale te 18 qershorit, pa  dorëheqjen e kryemisnitrit Edi Rama dhe garantimin e qeverisë teknike.

Deklarata e plotë

Në tryezën e sotme Koalicioni Opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes Popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Koalicioni Opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *