Subscribe

Opozita ka reaguar pas pezullimit dhe vendosjes në arrest shtëpie të drejtorit të Teknologjisë së Informacionit  në Policinë e Shtetit, Ervin Muça duke akuzuar prokurorinë se po përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, deklaroi se Ervin Muça u emërua në këtë detyrë vetëm pak ditë pasi Taulant Balla mori postin e ministrit  dhe sipas opozitës Taulant Balla është përgjegjës për marrjen e të dhënave nga sistemi TIMS

“Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës. Vepra e kryer prej tij dhe porositësve të tij është qartësisht nën juridiksionin e SPAK. Arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të një tjetër ministri të Edi Ramës”, tha Noka.

Një ditë më parë drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS, të Policisë së Shtetit.

Kopjimi i të dhënave të sistemit Tims ka qenë në qendër të betejës së opozitës prej muajsh dhe për këtë ngjarje opozita ka ngritur në parlament edhe një komision hetimor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *