Emisioni “Ferma Club” ka startuar në ekranin e Vizion Plus, si një format që ndjek nga afër zhvillimet, debatet dhe prapaskenat e reality show-t Ferma VIP.
Nën moderimin e Florian Agalliu dhe me opinionistët Albano Bogdo dhe Çiljeta Xhilaga, emisioni synon të sjellë një këndvështrim ndryshe mbi ngjarjet brenda fermës, duke analizuar situatat nga një perspektivë më e gjerë.
Çiljeta Xhilaga ka folur për eksperiencën e saj si ish-fermere dhe rolin e ri si opinioniste, duke theksuar se rikthimi në format është i veçantë për të.
“Ne kemi dhënë më të bukurën në edicionin e parë të Ferma VIP. Kemi evituar sherret dhe debatet. Mërzitem ndonjëherë kur shoh debate. Kur mora rolin si opinioniste për herë të parë në jetën time ishte e vështirë, sepse kam kolegë aty brenda“, u shpreh ajo.
Çiljeta Xhilaga ka treguar gjithashtu se ka një personazh të preferuar brenda “Ferma VIP”, duke veçuar poeten Moza Ahmeti si të preferuarën e saj në këtë edicion.
/vizionplus.tv





