Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi reagoi pas mbërritjes së opinionit të Komisionit të Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Blushi u shpreh se ky opinion tregon se presidenti ka zbatuar vetëm Kushtetutën. Ai tha se për Metën, Kushtetuta nuk preket.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato. Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente. I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. 🇦🇱”

Ashtu si në draftin e parë, ekspertët e Venecias i japin të drejtë presidentit, për pezullimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas emërimin e Marsida Xhaferllarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *