Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se krijoi Operatorin e Ujit për qëllime korruptive. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se lideri i mazhorancës synon të grumbullojë çdo pushtet në duart e tij.
“A ka gjë më qesharake, më të turpshme që të dëgjosh një kryeministër se ujësjellësat, një kryeministër që ka 12 vjet që qeveris, se ujësjellësat janë mbushur me të paaftë dhe militantë. Kush ja mbushi me të paaftë dhe militantë? Opozita. Të mendosh se, tu heqësh bashkive atributet më themelore, furnizimin me ujë dhe pastrimin e qytetit, zgjidhjen e depozitave, do të thotë se je njeriu më i pangopur, që edhe pas çdo kilogrami pleh, sheh diçka të fusësh në xhep”, tha Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha shfrytëzoi të dhënat e Eurostat, për të akuzuar qeverinë se i ka lënë shqiptarët me pagat më të ulëta, në një kohë që çmimet janë më të larta se në vendet anëtare të BE.
“Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja. Kush është ai që mund të lajë? Kjo është një çmenduri mo”, tha Berisha.
Ndërkaq, Berisha shmangu komentet për takimet e drejtuesit të SPAK-ut në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Nuk kam asnjë dijeni se kë ka takuar dhe kë nuk ka takuar. Ajo ç’ka mund të ju them mu, Altin, ti i thua Dumani, me njoftimin që i bëri Elvis Doçit, ai nuk quhet më Altin Dumani, por quhet Altin Troplini”, tha Berisha.
Prej momentit që SPAK nisi hetimet ndaj liderit të opozitës, Altin Dumani ka qenë një prej njerëzve më të sulmuar nga Sali Berisha./vizionplus.tv






