Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës, adresoi disa nga problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët, duke theksuar se trajtimi i mbetjeve, krijimi i hapësirave publike, shtimi i çerdheve e kopshteve si dhe përmirësimi i transportit urban janë prioritete të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Ai njoftoi nisjen e procesit për krijimin e një operatori kombëtar për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa bashkitë do të vijojnë të mbeten përgjegjëse për mbledhjen e tyre.
Duke folur për Tiranën, Rama theksoi se hapësirat e çliruara nga ndërtimet duhet të kthehen në ambiente publike të dobishme për qytetarët dhe se kërkesa për çerdhe e kopshte po rritet më shpejt se oferta, ndaj ndërtuesit do të angazhohen të kontribuojnë në këtë drejtim. Një tjetër shqetësim i madh, sipas tij, mbetet cilësia e transportit urban, ku qeveria dhe bashkia do të bashkëpunojnë për zgjidhje konkrete.
Rama: Qytetarët sot kanë shqetësim trajtimin e mbetjeve. Edhe për këtë. Jo vetëm për Tiranën por për të gjithë territorin ka filluar, sikundër e kemi prezantuar me ish-ministren e Turizmit dhe Mjedisit, që sot ka marrrë një detyrë tjetër, Mirela Kumbaron, procesi i krijimit të një operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve. Mbledhja e mbetjeve do të vijojë të mbetet detyrë e bashkive. Niveli i pastrimit është përmirësuar ndjeshëm. Qytetarët e Tiranës duan të shohin të shkojë deri në fund ajo që ka nsiur me hapësirat publike. Do t’i largojmë në çdo cep të Tiranës. Ato hapësira nuk mund të mbeten thjesht hapësira nga ku është hequr një ngrehinë, por duhet të kthehen në hapësira publike të dobishme. Shqetësim tjetër që duhet adresuar, është kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet shumë më tepër se sa rritet oferta. Është e mundur, ne e kemi të qartë se si bëhet kjo. kemi filluar të përcakotjmë disa kritere për të gjithë ata që do të ndërtojnë në Tiranë për të kontribuuar në kopshte dhe çerdhe. Këtë proces do ta udhëheqë bashkia dhe ne do ta mbështesim. Qytetarët duan zgjidhje për cilësinë e transportit urban./vizionplus.tv





