Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa, i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar operacionin “URA” të SPAK në bashkëpunim me homologët italianë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse urdhërarrestet u ekzekutuan vetëm dje, kur ato ishin lëshuar që në muajin shkurt, Softa tha se kjo ndodhi pasi SPAK nuk donte të interferonte në procesin zgjedhor.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Përse kur gjykata italiane i firmosi në shkurt ato u ekzekutuan pas zgjedhjeve?
Softa: Kur gazetarët bën pyetje prokurori Rosi dha shpjegimin se ne dakordësuam datën, do t’i linim pas zgjedhjeve. Në mënyrë që të mos kishte interferencë nga faktori politik. Por sidoqoftë kjo diferencë lë vënd për të diskutuar, sa efekt pati negativ, dhe sa ndikoi në rrjedhje informacioni.