E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 3 minuta më parë
Kronikë

Operacioni “Top Secret” në Ksamil, policia dhe FNSH aksion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë

Në operacion i koduar  “Top-Secret” po zhvillohet në Ksamil, nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.

Mësohet se me anë të këtij operacioni, të nisur mbrëmjen e vënë të së hënës e në vijim, policia është në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, vendqëndrimi i të cilëve ende nuk është përcaktuar.

Për këtë qëllim dy furgonë me efektivë të FNSH po bëjnë krehjen e territorit nga Ksamili deri në Butrint dhe disa pika kontrolli funksionojnë në hyrje-daljet e Ksamilit.

Pjesë e detyrave operacionale ka qenë leximi që u është bërë gjatë paradites së sotme  kamerave të sigurisë në disa biznese, në funksion të qëllimit për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve.

Hyrje-daljet po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” dhe pritet që operacioni të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në pikëkalimin kufitar të Qafëbotës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë