Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa qytetare

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e...

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për...

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

Operacioni për kapjen Bajram Bregut, i arrestuari mohon të ketë lidhje me krahun e djathtë të Licëve në Shkodër

11 Mars 12:02

Disa detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë Shkodër për arrestimin e shtetasit Bajram Bregu pak ditë më parë.

Ky shtetas sipas policisë dyshohet se gjatë ndjekies nga një patrullë e “Shqiponjave” ka qëlluar në ajër me qëllim kanosjen e uniformave blu dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Në këtë operacion policia arrestoi shtetasi Ervis Baba 43 vjeç pasi ishte drejtuesi i automjetit ku ndodhej Bajram Bregu. I arrestuari bashkë me një 17 vjeçar nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar dhe shtoi shpejtësinë e makinës. Dyshohet se në një rrugicë në lagjen “Kiras” shtetasi Bajram Bregu ka zbritur nga ky automjet dhe duke vrapuar ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë.

Pas pak minutash policia e Shkodrës rrethoi zonën por i dyshuari arriti që të arratisej duke i shpëtuar arrestimit të policisë.

Gjatë marrjes në pyetje 43 vjeçari Ervis Baba ka mohuar se ka njohje me Bajram Bregun. Ai shprehet se nuk e ka idenë se kush ka qenë në automjetin e tij.

Shtetasi i prangosur i tha policisë së duke ecur në rrugë një person i ka nxjerrë dorën rastësisht dhe se ka ndaluar duke e marrë në automjet por sipas tij nuk e ka idenë se kush është personi që mori në makinën e tij duke thënë se nuk e di nëse ishte Bajram Bregu apo dikush tjetër.

“Një person më nxori dorën në rrugë teksa po ecja me makinë. U ndala dhe e mora por unë nuk e njoh se kush ishte. Nuk e kam idenë se kush është ai person pasi nuk kam asnjë lidhje me të. Thjeshtë e mora rastësisht teksa po ecja me makinë”, mësohet të ketë thënë 43 vjeçari Baba për policinë e Shkodrës.

Ndërkohë shtetasi tjetër 17 vjeç po ashtu nuk ka dhënë asnjë detaj për policinë e Shkodrës duke patur një heshtje totale.

Policia e Shkodrës në atë operacion sekuestroi gëzhojën e plumbit me të cilën dyshohet se ka qëlluar Bajram Bregu ndërsa sekuestroi edhe një psitoletë me dollap që u gjet afër vendit të ngjarjes.

Pavarësisht kësaj gëzhoja nuk korrespondon me pistoletën e gjetur duke shtuar dyshimet se Bajram Bregu ka patur edhe një pistoletë tjetër prej të cilës ka qëlluar dhe e ka marrë me vete gjatë arratisjes.

Policia edhe pse mbërriti me shpëjtësi në vendngjarje nuk arriti të arrestojë Bajram Bregun, i shpallur në kërkim edhe më përpara për vepra të tjera penale sepse ia doli që t’i shpëtojë ndjekies së policisë. Sipas dyshimeve ky shtetas ka përdorur dyert e brendshme përmes oborreve dhe bahçeve në lagjen “Kiras” për t’u arratisur dhe duke i shpëtuar prangosjes./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
policia Shkoder

Nga e njëjta kategori

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugë

më shumë...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u përplas me çatinë e një banese

më shumë...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një familje

më shumë...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

9:19

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton...

9:15

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

7:48

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

7:32

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa...

7:27

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon...

6:43

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s,...

6:22

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

6:08

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate:...

5:47

Sa të shqetësuar duhet të jemi për...

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.