Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur sot nga Kuvendi për megaoperacionin në tre burgje në vend, në Elbasan, Peqin e Korçë, që çoi në burg 28 persona, mes tyre gardianë dhe të burgosur VIP.

 

Sipas Manjës, ky nuk do të jetë thjeshtë një operacion që mbetet me kaq. Ai tha nga foltorja e Kuvendit se do të ketë një investim të përditshëm për forcimin e sigurisë në burgje.

 

“U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve. Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, por nuk do të jetë aksion, as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së paligjshmërisë në burgje, por investim i përditshëm i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit ët sigurisë në sistemin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total. Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *