Policia e Vlorës sekuestroi rreth 211 kg e 700 gr lëndë narkotike kanabis sativa. Sipas uniformave blu është arrestuar një person, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

 

Gjatë operacionit “ fillim vjeshte’ ka rënë në pranga 41-vjeçari Dilaver Pecaj. Operacioni u zhvillua në lagjen ”Uji i ftohtë”, në një banesë 2 katëshe, ku u gjet edhe sasia e drogës.

 

Ndërkohë policia bën me dije se kanë nisur procedurat për verifikimin e sekuestrimin e banesës në të cilën u gjet lënda narkotike, si edhe të tjera pasuri të cilat mund të jenë përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *