Sekuestrohen kamera në fshatin Baban dhe në qytetin e Bilishtit, që u përkasin dy shtetasve me preçedentë penalë.

 

 

Nga kontrolli i komisariatit të këtij rrethi, në vijim të operacionit “Fijet”, u konstatuan kamera në banesat e shtetasve Andrea Bleta në fshatin Baban, dhe  Sokol Anxhi në qytet. Sipas informacioneve, të dy shtetasit janë me preçedentë në fushën e narkotikëve, ndërsa Sokol Axhi mësohet se vuan masën e “arrestit të shtëpisë”.

 

 

Dyshohet se kamerat janë vendosur për të monitoruar lëvizjet lidhur me këtë aktivitet. Deri më tani, konfirmohen 2 kamera të sekuestruara ndërsa do të vijohet me kontrolle edhe në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *