Në prag të muajit të mjedisit Ministri Blendi Klosi tregoi 15 urdhra për 15 ndotësit më të mëdhenj në vend. Sipas tij parashikohen ndryshime të rregullave për guroret, ashpërsim të ligjit për prodhimin e qeseve plastike, largimin nga qendrat e banuara te pikave te grumbullimit të skrapit si dhe vendimin për ndalimin e futjes së makinave të vjetra në Shqipëri që pret të nisë zbatimin në mars.

 

Në prezantimin e nismave, ministri Klosi u shpreh se problemi madhor janë landfillet e mbetjeve.

 

 

Në çdo qark të vendit, me ndihmën e prefektëve dhe kryetarëve të bashkive janë evidentuar gjitha pikat informale të mbetjeve të janë  rreth 300 pika në të gjithë Shqipërinë dhe në masën e tyre më të madhe, pothuajse 90% e tyre janë buzë lumenjve. Mostrajtimi i këtyre pikave të vogla ka bërë që sa herë që fryhen lumenjtë, ne të kemi shpërndarje të të gjithë këtyre mbetjeve urbane.  Këtu do të doja realisht që të kishim një moment reflektimi me kolegët dhe partnerët e procesit mjedisor në Shqipëri duke kërkuar që ne nuk mund ta zhvillojmë këtë betejë vetëm duke bërë studime dhe vetëm duke analizuar situata të cilat kërkojnë trajnime për ta realizuar. Mbase ka ardhur momenti që të gjitha projektet tona të stopojnë përsa i përket strategjive, dhe të bëjmë ndërhyrje konkrete për ta pasur mundësi rehabilitimin e  situatave të pavërteta katastrofike, pra nuk është e vërtetë që ne jemi një vend që bëjmë kaq shumë pis, por mënyra e menaxhimit do të duhet të ndryshojë.

 

Edhe ministri i bujqësisë Niko Peleshi dhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro shprehën të njëjtin shqetësim.

 

Gjatë këtij muaji, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pritet të ndërhyjë tek të gjithë ndotësit në mjedis në kuadër të operacionit “Clean and Green 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *