E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Operacioni blic në Durrës, 23 të shoqëruar, sekuestrohen armë dhe vula të falsifikuara

Gjatë kontrollit të kësaj të premtje në Portin e Durrësit janë shoqëruar 23 persona.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Porti i Pastër” janë sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë.

 

Reklamë

Sipas policisë në aksionin blic të bërë në Portin e Durrësit, janë kontrolluar106 kontenierë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona.

 

Pjesë e këtij operacioni kanë qenë forca nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti i Sigurisë Publike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Më shumë video

Reklamë