Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali.

 

Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali 8 shtetas italianë, ndërsa në vendin tonë, në Vlorë, u arrestua me qellim ekstradimin drejt Italisë, Rikardoroha Basho, 26 vjeç.

 

Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *