Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Serbisë nga Asambleja e OKB-së  njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

 

Kryeministri tha se Open Balkan do ndihmojë në rregullimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa shton se dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA-BE është forma më e mirë.

 

“Në rajonin e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojmë së bashku me një sipërmarrje të përbashkët me interesat tona specifike, kjo na bëri bashkë me RMV në dhe Serbinë për të krijuar një platformë të hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit por edhe më tej. Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes.

 

Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Dialogu është mënyra e vetme dhe jam i bindur se Ballkani i Hapur do e ndihmojë këtë proces”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *