E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

ONM ankimon edhe rikonfirmimin në detyrë të prokurorit të çështjes “Tahiri”

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani, i cili punon si magjistrat/prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, kandidat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

 

Reklamë

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

 

Gentian Osmani ka qënë prokuror i cështjes në ngarkim të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

 

 

 

 

Me heret kete te enjte, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ka kërkuar nga Komisioneri Publik, të kundërshtojë pranë Kolegjit të Posaçëm vendimin e KPK-se per rikonfirmimin ne detyre edhe te gjyqtarit te Gjykates Administrative Gentjan Medja.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë