E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“OMNIX” në konflikt me një qytetar që mori pronën

Një dite pas largimit nga Shqipëria te përfaqësuesit te “Omnix Grup” Faad Mitri, dhe anulimit te investimit prej 450 milionë dollarësh, autoritetet nisin hetimin e pronësisë se tokës ne Gjirin e Lalzit. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, urdhëroi kete te mërkure një hetim administrativ per te sqaruar situatën e pronësisë mbi truallin ne Gjirin e Lalzit, ku shoqëria nga Katari, kishte planifikuar te ndërtonte një kompleks turistik. Manjani ka kërkuar qe grupi i eksperteve te mbledhë informacionin zyrtar nga arkiva e Agjencisë se Trajtimit te Pronës, si dhe nga Hipoteka e Durrësit. Pas marrjes se dokumenteve, do te sqarohet nëse vendimet e dhëna nga Gjykata e Durrësit per kalimin e nje sipërfaqeje toke nje personi privat, janë apo jo legjitime. Ne fakt ky vendim gjykate, i cili ndryshoi pronësinë e tokës ku do ndërtohej resorti, solli edhe dhunën brutale ndaj administratorit libanez Faad Mitri. Ai u qellua me mjete te forta ne rrugën e Rinasit nga tre persona, te cilët edhe e kërcënuan te largohej nga Shqipëria e te ndërpriste punimet. Pas mjekimit ne spital, Mitri dhe vete kompania ndërkombëtare “Omnix Grup”, vendosi te ndërpresë çdo investim ne Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë