Përhapja e madhe e Omicron po nis të japë efekte edhe në botën e futbollit.

Në itali janë shtuar ndjeshëm rastet e lojtyarëve të infektuar me variantin e ri të Covid 19.

 

Në një kohë që këtë të enjte  rinis kampionati,  autoritetet shëndetesore në disa rajone, po marrin në shqyrtim mundësinë e shtyrjes së disa ndeshjeve.

 

Mes tyre në rrezik është edhe supersfida e Torinos mes Juventusit dhe Napolit.Skuadra napoletane është më e goditura nga Covid në këtë momentre pasi nuk ka të gatshëm sulmuesin Osimhen që është duke kryer karantinën në Nigeri, e po ashtu të infektuar janë  Lozano, Elmas, Malcuit, Mario Rui, një anëtar I stafit teknik, një magazinier dhe së fundmi edhe trajneri Spaleti.

 

E gjithë kjo situatë mund ti detyrojë autoritetet shendetesore të Napolit të mos lejojnë ekipin të udhëtojë për në Torino, shto ketu edhe mungesat e disa titullare qe luajne ne kupen e afrikes.

 

 

Tek Juventus ndërkohë janë të infektuar Kielini, Artur dhe Pinsoljo.

 

Ekipet e tjera më të prekura janë Salernitana me 9 lojtarë të infektuar dhe dy pjestare të stafit, Verona me 8 lojtarë dhe dy staf si dhe udinese me 7 lojtarë dhe dy staf. Bumi I madh I rasteve, po mban në ankth klubet dhe tifozet për rinisjen e kampionatit. Për momentin është në fuqi komunikimi I fundit I liges italiane të futbollit ditën e martë, e cila sqaroi se ndeshjet e ditës së enjte do të luhen, mirëpo me lajme jo inkurajuese që vijnë nga ora në orë, pikepyejet janë të mëdha sidomos për ndeshje të vecanta.

 

E të mendosh që sipas eksperteve, piku I infektimeve me omicron në Itali do të jetë fundi I muajit. Kjo është arsyeja përse qeveria italiane po mendon që ta bëjë të detyrueshme marrjen e vaksinës nga futbollistet profesioniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *