E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Omicron edhe në Greqi, identifikohet rasti i parë i koronavirusit të ri

Identifikohet rasti i parë i mutacionit Omicron të koronavirusit në Greqi.

 

Mediat greke bëjne me dije se sipas autoriteteve shëndetësore rasti i identifikuar me Omicron është një qytetar grek i ardhur nga Afrika e Jugut.
Mësohet se është izoluar dhe se ka nisur gjurmimi i kontakteve.

 

Ministri i Shëndetësisë greke, Thanos Plevris bëri me dije se nga 16 janari do të hyjnë në fuqi masat për vaksinim të detyrueshëm të personave mbi 60 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë