Kryeprokurori Olsian Çela u ka dhënë urdhër prokurorëve të hetojnë krimet zgjedhore. Në një kërkesë zyrtare, Çela thotë se hetimet duhet të jenë të plota e të shpejta.

 

“Prokurorët të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimet procedurale, për të siguruar: -hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe afate sa më të shkurtra të çështjeve;- ngritjen e akuzës së në gjykatë bazuar në rrethanat e faktit të provuara dhe në ligjin material penal, e procedural të zbatueshëm, – përfaqësimin e akuzës/çështjes në gjykatë me pavarësi, profesionalizëm dhe integritet, duke garantuar mbrojtjen e zgjedhjeve të lirua dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, ashtu dhe liritë personale dhe interesat e ligjshme të shtetasve. Prokurorët në kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe për caktimin e masave të dënimit për këto grupvepra penale, të ashpërsojnë kërkimet, si për llojin e masave të sigurimit personal, ashtu edhe për llojin e masat e dënimit për veprat penale, në fushën e zgjedhjeve më të përhapura me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative në kompetencë tokësore të gjykatës pranë të cilës ushtron funksionet prokuroria.”

 

Një urdhër i tillë vjen në një kohë kur nga ana e opozitës hidhen akuza se janë vjedhur votat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *