Subscribe

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka kritikuar gjyqtarët e seancës paraprake, roli i të cilit mund të ngatërrohet me atë të prokurorit. Duke kërkuar ndryshime ligjore, Çela u shpreh se nuk është ne kompetencen e gjyqtarit të kryesojë hetimet.

 

OLSIAN ÇELA
PROKUROR I PËRGJITHSHËM

Ajo që duhet riparë është sa duhet të kthehet në drejtues hetimi. Nëse njëherë del si gjyqtar, njëherë si prokuror, si do e shihni, si gjyqtar apo prokuror? Ligji i ka dhënë rol gjyqtarit të seancës paraprake që të jetë drejtues i hetimeve, të aprovojë përgjimet. Të shikosh e rishikosh ligje do të thotë se ke një vizion, një ligj. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte rishikim i kompetencave e gjyqtarit të seancës paraprake në fazën e hetimit.

 

Po ashtu ai u ndal edhe te vakancat e krijuara nga i vetting-u në drejtësi. Sipas tij vettingu ka boshatisur sistemin e prokurorisë, me 116 prokurorë të shkarkuar.

 

OLSIAN ÇELA
PROKUROR I PËRGJITHSHËM

“Përgjatë vitit 2021, për shkak të vakancave numri i përgjithshëm faktik i prokurorëve ka qenë 205, tregues që evidenton se 116 prokurorë i mungojnë prokurorive me juridiksion të përgjithshëm”

 

Problem tjetër që Prokurori parashtroi ishte edhe numri i ulët i policëve gjyqësor, që është themeltar për hetimet, e po ashtu edhe performanca jo në nivelin e pritur prej tij. Ndonëse organi i akuzës ka kërkuar një numër prej 250 oficerësh të policisë gjyqësore, janë emëruar vetëm 25 të tillë.

Prokurori i përgjithshëm dalloi edhe performancën e punës së disa prokurorive nga të tjerat. Sipas tij, performanca e ulët, nën 70%, është shënuar në
Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë dhe Tropojë. Ndërsa mbi 100% e performancës është parë në Prokuroritë e Rrethit Gjyqësor Pukë, Kukës, Mat dhe Fier

Përmes një analize të thelluar të punës, Çela bëri rezymenë e vitit, ku sipas raportit të dorëzuar vihet re se janë mbartur 18 mijë dosje nga viti 2021 për këtë vit. Ndërkohë gjatë vitit 2021 janë mbyllur 25 mijë dosje. Nga këto, 42% janë çuar për gjykim, 23% janë pushuar e 34% janë transferuar në prokuroritë e rretheve. Viti i kaluar ka rezultuar me dënimin e 8371 të pandehurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *