Subscribe

Zgjedhjet e 25 prillit do të monitorohen nga 274 vëzhgues të ODIHR. Në raportin e vlerësimit të nevojave, ODIHR sqaron se në Shqipëri do të mbërrijnë 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër të cilët do të ndjekin nga afër duke filluar nga fushata zgjedhore, tek dita e e zgjedhjeve, procesi i numërimit deri në shpalljen e rezultatit. Në këtë raport elementi i parë që ODIHR thekson është situate politike në të cilën mbahen zgjedhjet.

 

“Zgjedhjet do të zhvillohen në sfondin e marrëveshjes politike të arritur në qershorin e 2020, pas një ngërci të zgjatur mes forcave kryesore politike. Por këto zgjedhje gjithashtu do të zhvillohen në kontekstin e nje mosbesimi të thellë mes partisë në pushtet, Partisë Socialiste dhe opozitës të udhëhequr nga Partia Demokratike.”

 

Raporti i vlerësimit të nevojave, liston risitë që këto zgjedhjet do të kenë si pasojë e marrëveshjes së 5 qershorit duke nisur nga ngritja e një KQZ të re, sfidat për realizimin e votës së emigrantëve dhe futja e teknologjisë në zgjedhje. Nga ana tjetër, në këtë raport janë përfshirë edhe shqetësimet që aktorët politikë i kanë përcjellë ekspertëve të ODIOHR; duke nisur nga shqetësimet e opozitës për fenomenin e shitblerjes së votës, për ndikimin e grupeve kriminale si dhe për përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *