Subscribe

Misioni i ODIHR ka publikuar raportin perfundimtar per zgjedhjet lokale te 14 majit, duke i cilesuar ato si konkuruese dhe te administruara mire.

 

Por ne dokumentin final te vezhguesve te ODIHR ngrihen dy shqetesime, keqperdorimi i burimeve shteterore dhe fenomeni i shitblerjes se votes.

 

“Garuesit munden te benin fushaten lirshem, por ceshtjet me rendesi per komunitetet vendore u shfaqen shume pak ne fushate. Rastet e keqperdorimit te burimeve shteterore ne nivel qendror dhe vendor, pretendimet per presion mbi punonjesit e sektorit publik dhe votuesit, dhe akuzat per blerje votash ishin shqetesuese”

 

Nder shqetesimet e eksperteve të ODIHR per zgjedhjet lokale ishin veprimet e qeverise 4 muaj para zgjedhjeve, duke kritikuar kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për interpretimin që i bëri kodit zgjedhor.

 

“Megjithese autoritetet nuk mund te propozojne, te miratojne ose te nxjerrin vendime qe parashikojne perfitime kater muaj para dites se zgjedhjeve, pati aktivitete te shumta, si nga qeveria qendrore, ashtu edhe nga administratat e ndryshme vendore, qe rane ndesh me kete rregull. Interpretimi i ngushte dhe formal nga Komisioneri se kjo dispozite zbatohej vetem per zgjedhjet parlamentare, duke reflektuar me shume germen dhe jo frymen e ligjit, nuk garantoi nje nivel fusheloje.”

 

Odihr pasqyron ne raport edhe deklaratat e kryeministrit Rama ne fushaten elektorale.

 

“Rama, në disa raste, kushtëzoi mbështetjen e ardhshme të qeverisë ndaj bashkive, me rezultatet e zgjedhjeve.”

 

Raporti i ODIHR vlereson pozitivishr procesin e votimit dhe numerimit. Por rekomandimet prioritare te eksperteve lidhen me fenomenin e shitblerjes se votes.

 

Në total ODIHR ka bere 27 rekomandime qe shqiperia duhet te zbatoje për zgjedhje të lira e të ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *