Subscribe

Institucioni me i rëndësishëm për vlerësimin e zgjedhjeve, ODIHR e tha fjalën e fundit. Ne raportin për procesin e 30 qershorit misioni i ODIHR ve theksin tek qytetaret te cilët nuk patën mundësi zgjedhjeje.

 

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë. Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët.”

 

Duke qëndruar tek interesi qytetar, një prej shqetësimeve qe ngre raporti është presioni i ushtruar mbi qytetaret duke shigjetuar kryesisht qeverinë por nuk ka lënë mënjanë edhe opozitën, raporton Vizion Plus.

 

“ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar potencialisht do t’i ekspozonte ata ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale.”

 

ODIHR kritikon KQZ se e interpretoi ligjin ne mënyrë jokonsistente veçanërisht ne lidhje me regjistrimin e kandidateve, ve ne dukje se thirrjet e opozitës për bojkot si dhe mungesa e balancës ne përbërjen e komisioneve qe administrojnë zgjedhjet ndikoi negativisht ne besimin e publikut tek procesi elektoral.

Por ODIHR vlerëson pozitivisht ne 95% te qendrave te vëzhguara procesin e votimit dhe tek numërimi ka konstatuar probleme vetëm ne 9 nga 100 qendrat e vëzhguara. ODIHR ndërkohë nuk ka asnjë fjali për denoncimet e PD për rritje fiktive te numrit te votuesve.

Ajo qe bie ne sy ne raport është se për here te pare flitet për nevojën e demokracisë se brendshme ne partitë politike ne Shqipëri, thuhet me tej ne raportimin e Vizion Plus.

 

“Shumë përfaqësues partish përshkruan frustrimin e tyre me situatën e përgjithshme të jetës politike. Disa folën për mungesën e dialogut të brendshëm në parti. Disa zyrtarë të partive përfshi edhe disa liderë të forcave politike vunë theksin tek demokracia e brendshme ne parti.”

 

Dhe sipas raportit te ODIHR te pakënaqurit me vendimet politike te liderëve ishin ne te dy kampet.

 

“Një bashkëbisedues i tha ODIHR se strategjia ishte imponuar nga lojtarë më të mëdhenj të partisë. Një kryetar bashkie i opozitës kritikoi vullnetin e liderit të partisë për të arritur një zgjidhje politike. Një tjetër kryetar bashkie i opozitës i tha ODHIR se nuk kishte një qëndrim të prerë për bojkot por mbështeti linjën e partisë. Dy kandidatë të PS deklaruan se shpresojnë se zgjedhjet do të shtyheshin. Një kandidat i PS informoi ODIHR se konflikti më i madh në Shqipëri zhvillohet brenda partive.

 

Edhe rekomandimet e ODIHR këtë here janë ne përputhje me specifiken e zgjedhjeve te 30 qershorit duke kërkuar me shume bashkëpunim mes partive për reformën zgjedhore, masa te ashpra kundër presionit mbi administratën, masa për te garantuar te drejtën e qytetareve për te votuar te lire e vota e tyre te jete e fshehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *