Subscribe

Një ditë pas mbërritjes në Tiranë Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i drejtuar nga ambasadorja Urszula Gacek, ka dale përpara medieve për të shpjeguar punën.

 


URSZULA GACEK – SHEFE E MISIONIT TË VËZHGIMIT TË OSBE/ODIHR

 

Ne jemi këtu si vëzhgues, vetëm si vëzhgues. Jo për të ndërhyrë, në asnjë mënyrë për të mbikëqyrur këto zgjedhje. Ne nuk jemi policia zgjedhor. As nuk jemi të interesuar se kush do të jenë fituesit e këtyre zgjedhjeve, por vetëm që ky proces të jetë transparent, i ndershëm dhe i fshehte.

 

Edhe pse ambasadorja Gacek nënvizoi se këto janë zgjedhjet e 15 që vëzhgohen në Shqipëri dhe se tashmë nga një arkivë institucionale mbi mënyrën e zgjedhjeve, raporton Vizion Plus, sërish këto zgjedhje janë unike për dy arsye, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe pandemia. Dhe kjo e fundit ka sjell disa ndryshime.

 

Lidhur me vëzhguesit afat-shkurtër, na është dashur të bëjmë disa ndryshime. Kishim pasur shpresa të kishim mbi 200 vëzhgues që vinin nga vendet pjestare të OSBE-se, por për shkak të karantinës, ndalimti të fluturimeve jo vetëm këto por në vendet e tyre të origjinës, mundësia e tyre për të udhëtuar, na është dashur t a modifikojmë. Ne do të na bashkohen parlamentar si nga Asambleja Parlamentare e OSBE-se ashtu dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Nuk kam numra final se sa do të jenë, por ata do të jenë pjesë e misionit tonë dhe do të na ndihmojnë.

 

Por pavarësisht kësaj, shefja e misionit, garanton se ODIHR do të jetë në ccdo cep të vendit

 

Ne kemi mjaftueshëm njerëz për të qenë në gjendje që të jemi të pranishëm në ccdo qark dhe në ccdo vend numërimi. Ne do të jemi kudo, “zona të nxehta” sicc ju i quani ose jo,  do të kemi prezencë kudo. Me shumë mundësi ata do të jenë të vendosur në qendrat e qarqeve por do ta mbulojne dhe do të vizitojnë atë qark ,edhe ne zonat më të thella. Kështu që jini të sigurt që jemi në gjendje të jemi dëshmitarë të ngjarjeve. Kudo që do ketë aksion ne do të jemi aty.

 

Ambasadorja Gacek u pyet dhe mbi incidentin e ndodhur te enjten në Elbasan, por ajo u rezervua të jap komente, pa u njohur më parë me të gjithë detajet e ngjarjes, pasi sicc ajo tha, misioni i tyre kishte mberritur po ashtu dje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *