Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shprehu sot “shqetësim të madh” për përhapjen në rritje të llojit H5N1 të gripit të shpendëve te speciet e tjera, përfshirë njerëzit.

“Mendoj se mbetet, një shkak për shqetësimtë madh,” tha kryeshkencëtari i OBSH-së Jeremy Farrar gjatë një konference për shtyp nga Gjenev.

Frika është se virusi H5N1, i cili ka pasur një ” shkallë vdekjeprurëse jashtëzakonisht të lartë” te njerëzit e infektuar pas kontaktit me kafshë të sëmura , do të përshtatet dhe do të jetë në gjendje të përhapet nga personi në person.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që H5N1 është transmetuar nga personi në person.

Nga fillimi i vitit 2023 deri më 1 prill 2024, OBSH njoftoi se regjistroi në 23 vende gjithsej 889 raste të gripit të shpendëve te njerëzit dhe 463 vdekje , pra një shkallë vdekshmërie prej 52%

Në fillim të prillit, autoritetet amerikane njoftuan se një burrë kishte rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve pasi ishte infektuar nga një lopë në Teksas, që ishte infektuar nga nje pulë.  Aktualisht, rastet e transmetimit të virusit te njerëzit janë shumë të rralla.

Një fëmijë nëntë vjeçar që mbante llojin H5N1 vdiq nga gripi i shpendëve në Kamboxhia në shkurt, ndërsa tre vdekje të tjera nga e njëjta sëmundje u regjistruan në vend në vitin 2023./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *