Subscribe

Drejtori i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez, këmbëngul fort se analizat për identifikimin e personave me koronavirus duhet të kryhen vetëm nga laboratorë që garantojnë 100 për qind rezultatin e saktë.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, përfaqësuesi i OBSH-së në vendin thotë se të vetmin laboratorë që ata njohin dhe që i përmbush të gjithë kriteret e sigurisë dhe cilësisë është vetëm ai i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

 

RAUL GONZALEZ

 

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

 

Ne kemi disa probleme ne disa vende. Disa pretendojnë se mund te bëjnë testin për koronavirusin madje pa u siguruar për cilësinë e testeve. Pa trajnimin e duhur të njerëzve që duhet ta bëjnë atë, ato duhet të bëhen shumë mirë dhe i takon qeverisë të vendosë se cilët janë laboratorët që duhet t’i kryejnë testet sepse është përgjegjësi dhe duhet të jemi të sigurtë që nëse një test është negativ, të besojmë se është negativ, apo nëse është pozitiv të  besojmë se është pozitiv. Ne kemi certifikuar laborantin e Institutit të Shëndetit Publik  e mund të sigurojmë cilësinë e tij, ne nuk dimë laboratorë të tjerë.

 

Duke sjellë shembuj të keqinj nga disa vende ku testi për koronavirusin është kryer nga laboratorë jo të certifikuar nga OBSH, Gonzalez e sheh me vend qëndrimin e autoriteteve shëndetësore shqiptare, për të mos lejuar zhvillimin e testeve në laboratorë të tjerë të vendit, privatë që nuk përmbushin kriteret për të zhvilluar një analizë të sigurtë.

 

RAUL GONZALEZ

 

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

 

Kemi parë në disa vende që kanë kryer testet për koronavirusin dhe kanë rezultuar një fiasko. Le t’i besojmë instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nëse ajo dhe qeveria thonë që laboratori i ISHP-së, është ai që kryen testet dhe është i kualifikuar, ato kanë arsye që e thonë. Ndoshta në të ardhmen mund të ketë laboratorë që mund të bëjnë teste por ata duhet të sigurojnë që të përmbushin të gjitha kërkesat e sigurisë.

 

 

Drejtori i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon edhe kushtet që duhet të përmbushë një laborator për t’u siguruar qytetarëve një analizë të vërtetë dhe të certifikuar shkencërisht.

 

RAUL GONZALEZ

 

DREJTOR I ZYRES SE OBSH NE TIRANE

 

Kur flasim për cilësinë e një laboratori, flasim për cilësinë në të gjitha aspektet, cilësi në procedurat që ndjek një laborator, në testet që përdoren, personel shëndetësor i kualifikuar sepse ky është një proces shumë delikat dhe nuk mund të bëhet nga kushdo. Cilësia nuk është vetëm tek testi, i cili patjetër duhet të jetë i certifikuar, por është edhe tek aparaturat që përdoren, personeli që i përdor ato, tek transporti i kampionëve të testeve, prandaj cilësia duhet të ekzistojë përgjatë gjithë procesit.

 

Shqipëria u pushtua nga debati për liberalizimin e kryerjes së analizave në spitale e laboratorë  privatë, gjë e cila u kundërshtua me fortë nga autoritetet, madje prokuroria ka nisur edhe një procedim penal ndaj Spitalit Amerikan.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *