E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OBSH paralajmëron: Heqja e kufizimeve mund të shkaktojë një kthim fatal të koronavirusit

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se shfuqizimi i shpejtë i masave të kufizuara të lëvizjes të vendosura për të parandaluar përhapjen e  COVID-19 mund të shkaktojë një rikthim të pandemisë.

 

Reklamë

Sipas tij, kthimi i pandemisë mund të ishte po aq vdekjeprurës sa përhapja e tij, në rast se mungojnë masat e nevojshme.

 

Gjatë një konferencë shtypi në Gjenevë zhvilluar të premten, drejtori i OKB-së tha: “Disa vende tashmë janë po përgatiten të dalin nga izolimi. OBSH do të dëshironte të hiqen kufizimet, por heqja e kufizimeve të parakohshme mund të shkaktojnë një kthim fatal të pandemisë”.

 

OBSH po diskuton me vendet e interesuara përgatitjen e një strategjie të daljes të sigurtë nga izolimi duke kontrolluar transmetimin e viruseve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë