Organizata Botërore e Shëndetsësisë ka paralajmëruar rrezikun për rikthimin e pandemisë dhe i ka bërë thirrje të gjitha shteteteve që të mos kënaqen me rënien e përkohshme të shifrave.

SipaS Dr. Tedros Adhanom njerëzit nuk mund ti kthehen jetës së mëparëshme por duhet të përshtaten me një normalitet të ri, pasi rruga për të mposhtur virusin është ende shumë e gjatë.

DR. TEDROS ADHANOM GHEBREYESUS

KREU I OBSH

“Disa vende që janë prekur më herët nga pandemia po shohin rigjallërim të rasteve. Mos bëni gabime, ky virus do të jetë me ne për një kohë të gjatë. Nuk ka asnjë dyshim se rregullat e qëndrimit në shtëpi dhe masat e tjera të distancimit kanë ngadalësuar përhapjen në shumë vende por ky virus mbetet shumë i rrezikshëm. Kjo do të thotë se epidemia mund të shpërthejë sërish. Identifikoni, izoloni, testoni dhe trajtoni cdo rast të ri, hetoni kontaktet dhe edukoni njerëzit tuaj, kjo këshillë vlen për të gjitha shtetet.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se nuk është i nevojshëm testimi i të gjithë popullsisë por vetëm rastet e dyshimta ndërsa dalja nga izolimi nuk duhet të konsiderohet.

Rastet e infektimit me koronavirus në Afrikë, Europën Lindore, Amerikën Qëndrore dhe atë jugore vlerësohen ende në fazën e hershme ndërsa kurbat po rriten ndjeshëm nga dita në ditë.

Deklaratat e kreut te OBSH vijnë në kohën kur ai është vënë në qendër të kritikave se nuk mori masat e duhura për pandeminë e po ashtu ka mbajtur qëndrime kontradiktore mbi sëmundjen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *