Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2025
Vizion fokus

Kërkuan rinumërim votash, Rama mesazh kandidatëve të PS: Humbja...

ZGJEDHJET 2025/ Bylykbashi: Në qarkun e Durrësit PD ruajti...

Mori mandatin e vetëm të PD në listën e...

Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas me makinë...

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës/...

Telefonata me Putin, reagon Trump: Rusia dhe Ukraina do...

Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e...

Telefonata me Trump, reagon Putin: Rusia favorizon një zgjidhje...

Përfundon telefonata Trump-Putin, mediat ndërkombëtare zbardhin detaje

OBSH: Delta është varianti dominues në mbarë globin

22 Shtator 08:15

Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

“Më pak se 1% ka mbetur aktualisht në qarkullim nga variantet alfa, beta dhe gama. Është vërtet delta që dominon në të gjithë botën”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19ën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Sipas zonjës Van Kerkhove, varianti delta është aq i transmetueshëm sa që ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.

Qindra njerëz demonstruan të martën në qytetin e dytë më të madh të Australisë kundër kufizimeve të koronavirusit që qeveria vendosi për industrinë e ndërtimit.

Zyrtarët njoftuan se kantieret e ndërtimit në Melburn do të mbyllen për dy javë mes shqetësimeve se lëvizja e punëtorëve po kontribuonte në përhapjen e COVID-19.

Punëtorët e ndërtimit gjithashtu tani kërkohet të kenë marrë të paktën një dozë të vaksinës së koronavirusit para se të lejohen të kthehen në punë.

Shteti Victoria, ku ndodhet Melburni, raportoi 603 raste të reja të martën, niveli më i lartë deri më tani i infektimeve ditore gjatë këtij viti.

Në Zelandën e Re, kryeministrja Jacinda Ardern njoftoi të martën se gjobat për prishjen e protokolleve të koronavirusit do të rriten duke filluar në nëntor.

Ndryshimet do të rrisin gjobën për dikë që qëllimisht nuk respekton rregullat për COVID-19ën, nga rreth 2,800 dollarë në 8,400 dollarë. Ata që shkelin kufizimet gjithashtu mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg.

Bizneset që shkelin kufizimet e koronavirusit mund të përballen me gjoba deri në 10,500 dollarë.

“Suksesi ynë është bazuar vërtet në faktin se njerëzit në përgjithësi kanë zbatuar rregullat”, tha zonja Ardern në një konferencë shtypi. “Sidoqoftë, ka patur tek-tuk ndonjë person që ka thyer rregullat dhe i ka vënë të tjerët në rrezik”.

Ndërkohë, Guvernatori Jay Inslee, i shtetit perëndimor të Uashingtonit, i kërkoi qeverisë federale ndihmë që të përballohet ngarkesa e spitaleve, pasi varianti delta ka shkaktuar një numër të madh infektimesh.

Zoti Inslee i dërgoi një letër të hënën koordinatorit për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, Jeffrey Zients duke thënë se spitalet në shtetin e tij kanë arritur ose tejkaluar kapacitetin dhe se ai ka nevojë për personel ushtarak që të ndihmojë stafin e spitaleve.

“Sapo varianti delta goditi shtetin e Uashingtonit, shtrimet në spital për COVID-19ën u rritën”, tha zoti Inslee. “Nga mesi i korrikut deri në fund të gushtit, pamë që shtrimet në spital dyfishoheshin çdo dy javë. Spitalet janë munduar të shtojnë shtretërit dhe kanë anuluar shumicën e procedurave jo urgjente, por janë akoma mbi kapacitetin në të gjithë shtetin”.

Infektimet e reja ditore dhe numri i njerëzve të shtruar në shtetin Uashington kanë arritur ose janë afër niveleve të tyre më të larta gjatë pandemisë.

Zyrtarët e shëndetësisë të shtetit Uashington raportojnë se 69% e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart në këtë shtet janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo është më e lartë se shifra kombëtare, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se 64% e popullsisë të moshës 12 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht.

Numri i vdekjeve të reja nga virusi në Shtetet e Bashkuara ishte 2.302 të hënën – më i larti i regjistruar që nga marsi, sipas të dhënave nga Qendra e Burimeve të Koronavirusit të Universitetit Johns Hopkins./VOA

Posted Under:
Sociale
Tagged:
delta dominues glob OBSH Variant

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e hënë, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i pajisjeve teknologjike

më shumë...

Shtohen problemet gastrointenstinale, mjekët: Shqetësimet në stomak vijnë nga prania e salmonelës në ushqime

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:39

Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku...

11:06

“Një femër shkatërroi familjen tonë”, Nenna përlot...

10:19

Kërkuan rinumërim votash, Rama mesazh kandidatëve të...

10:09

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për...

9:44

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat”...

9:23

ZGJEDHJET 2025/ Bylykbashi: Në qarkun e Durrësit...

9:02

Nis spektakli i Ferma VIP! Surpriza dhe...

9:00

Mori mandatin e vetëm të PD në...

8:53

Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga...

8:52

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri...

8:48

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas...

8:45

Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij...

8:25

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun...

7:52

Telefonata me Putin, reagon Trump: Rusia dhe...

7:51

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

7:27

Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në...

7:26

Telefonata me Trump, reagon Putin: Rusia favorizon...

7:01

Përfundon telefonata Trump-Putin, mediat ndërkombëtare zbardhin detaje

6:37

Britania e Madhe afrohet me BE-në, firmosen...

6:37

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani takohet me...

Më të klikuarat

  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlin...
  • Dielli kalon te Binjakët, Meri Gjini bën parashikimin e Horo...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Hyrje të forta të planeteve, java e fatit të madh! Meri Gjin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services