Subscribe

Preng Gjini, objektivi i atentatit në Tiranë, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Siç shihet edhe nga pamjet jashtë godinës së spitalit ku po merr mjekim Gjini, kanë mbërritur edhe të afërmit e tij. Po ashtu, janë të pranishëm edhe forca të shumta policore.

Atentati ndodhi me shpërthim të komanduar nga distanca, gjatë kohës që makina ishte në lëvizje mbi urë. Dyshohet se poshtë mjetit tip Benz ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli i lidhur me një celular.

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tregoi se ngjarja mund të ketë motiv hakmarrjen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *