Subscribe

Kequshqyerja dhe stili i jetesës po shton gjithnjë e më tepër vitet e fundit obezitetin.

 

Ushqimet jo të shëndetshme janë më të preferuarat e fëmijëve.

 

Patatinat, pijet energjike dhe produktet e gatshme konsumohen në mase prej tyre, veçanërisht gjatë kohës së qëndrimit në shkollë. Ky fenomen pranohet edhe nga vetë prindërit.

 

 PRINDER

1-´Fëmijët nuk konsumojnë mëngjes, duan më shumë gjëra jashtë, sesa të konsumojën në shtëpi.ju japin lekë më vëtë. Zgjedhim pjesën më të shpejtë që ti japim lekë.´

 

 

Për shkak të mbipeshës dhe mungesës së aktivitetit fizik, specialistët shprehen se tek fëmijët po vihen re edhe sëmundje tw tjera.

 

Nutricionistja Arlinda Garuci thotë se klientela e saj po shtohet vazhdimisht me të mitur

 

Arlinda Garuci

Nutricioniste

´Kemi rreth 20-30 fëmijë në muaj që kërkojnë regjim ushqimor, për mbi peshë. Kjo sjell problem edhe me rritjet, diabetin, alergji.  Është mosha mbi 10 vjec pasi fëmijët nuk pranojnë të marrin këshilla nga prindërit, imitojne shokët, kështu fillon mbipesha dhe obeziteti´.

 

Nutricionistja tregon se si duhet te jetë ushqimi i përditshëm i fëmijëve dhe I këshilllon që të kryejnë sa më shumë aktivitete fizike.

 

´Mëngjesi I tyre të jetë I pasur me  qumësht apo kos. Të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime, të ndjekë pesë vaktet pasi vetëm kështu plotësohet me vlerat ushqyese. Po mbi të gjitha të kryeje aktivitet fizik, secili fëmijë të ketë aktivitetin e tij fizik.´

 

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri vitet e fundit rreth 17% e fëmijëve rezultojnë të jenë mbipeshë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *