Rikthimi i Barak Obames ne skenën botërore nis nga Milano. Vizitën e pare, tashme si ish-president i Shteteve te Bashkuara, Obama e ka realizuar pikërisht ne qytetin italian, per te marre pjese ne nje panair per ushqimin. I veshur sportiv, me xhinse, xhakete lëkure dhe syze dielli, Obama ka mbërritur ne qytetin italian mbasditen e se hënës, ndërsa ka darkuar ne nje nga hotelet e tij se bashku me ish-kryeministrin Mateo Renzi, por edhe biznesmenë te njohur italian, mes tyre Luka di Montezemolo e John Elkan. Vizita e tij ka sjelle rritje te masave te sigurisë ne qytetin e Milanos.

 

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Renzi është shprehur se i nderuar per takimin dhe bisedën e zhvilluar me nje mik te mire dhe udhëheqës te madh. Ish-presidenti amerikan e ka shfrytëzuar qëndrimin ne Milano edhe per te realizuar disa vizita turistike ne monumentet ikone te qytetit milanez. Te shumta ishin qytetaret qe kane dale ne rruge per ta përshëndetur Obamen, qe me veshjen dhe performacen e tij ngjante me shume si nje yll hollivudi sesa si ish-numri nje i Shtëpisë se Bardhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *